Kroos: Franca, favorit në “Euro 2020”, janë më të mirë se ne

PUBLIKUAR

Toni Kroos e ka pranuar se Franca është më e mirë se Gjermania dhe se ‘Gjelat’ janë favoriti numër një për të triumfuar në Kampionatin Evropian.

Në konferencë për media, mesfushori i Gjermanisë deklaroi se objektivi primar është që të kalojnë grupin dhe më pas të shkojnë ndeshje pas ndeshje.

Gjermania është pjesë e grupit F, ndryshe “grupi i ferrit”.

Portugalia, Franca dhe Hungaria janë kundërshtarët, teksa ndeshja e parë do të luhet më 15 qershor ndaj “Gjelave” të Didier Deschamps.

“Mezi po presim të zbresim në fushë, edhe pse na duhet të punojmë ende me disa detaje. Jemi përmirësuar, por pas ndeshjes me Francën do shihet nëse kam apo jo të drejtë”, u shpreh Kroos.

“Kundërshtar i rëndësishëm, ata janë më të fortë se ne, janë ekipi favorit për fitimin e trofeut”.

“Ama, e mbaj mend mirë që kemi qenë edhe ne favoritë në të kaluarën dhe nuk ia kemi dalë të fitojmë. Objektivi i parë është ‘mbijetesa’ në këtë grup”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...