Mancini: Nuk ishte e lehtë, luajtëm ndaj një ekipi të mirë

PUBLIKUAR

Italia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian. “Azzurët” në ndeshjen hapëse të EURO 2020 mposhtën bindshëm Turqinë me rezultat 0:3 në “Olimpico” të Romës.

Golat për Italinë i shënuan Demiral autogol, Immobile dhe Insigne, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini tha se luajtën mirë, por nuk ishte lehtë pasi kishin përballë një ekip të mirë.

“Ne luajtëm mirë. Meqenëse ishte ndeshja e parë, nuk ishte e lehtë dhe ishim kundër një ekipi të mirë. Turma na ndihmoi dhe ishte e rëndësishme për ne që ta lëviznim topin shpejt”.

Me këtë fitore dhe paraqitje, Italia e konfirmon veten si një prej pretendentëve për ta fituar Kampionatin Evropian.

“Azzurët” marrin primatin momentalisht në grupin A me tri pikë, teksa nesër zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi mes Uellsit dhe Zvicrës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...