Franca është gati për “Euro 2020”, por humbi Benzeman

PUBLIKUAR

Franca e ka mundur 3-0 në miqësoren e fundit Bullgarinë, dhe është gati për Kampionatin Evropian.

Gjelat triumfuan 3-0 me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në atë të dytë.

Golin e epërsisë, për ‘Gjelat’ ka arritur të shënojë sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann.

Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 29-të.

Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Që të dy i shënoi sulmuesi, Oliver Giroud.

Ai hyri në lojë në minutën e 41’, duke zëvendësuar të dëmtuarin, Karim Benzema, që ende s’dihet shkalla e lëndimit.

Giroud shënoi për 2-0 dhe 3-0 në minutat 83’ dhe 90’.

Franca e nis Evropianin kundër Gjermanisë me 15 qershor, më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë, ku do të mësohen dy skuadrat që kalojnë grupin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...