Meshkujt e pashëm, e kanë më të vështirë të kenë karrierë të suksesshme

PUBLIKUAR

Zonja, nëse mendoni se femrat e bukura e kanë vështirë në punë, mendoni sërish. Janë edhe meshkujt e bukur, që kanë vështirësi.

Ata konsiderohen si faktor frike nga punëdhënësit dhe menaxherët, të cilët nuk i avancojnë në detyrë dhe nuk u japin pozita më të larta.

Madje, nga frika se mund të arrijnë shumë, atyre nuk u besohen shumë punë, në mënyrë që të mos e tregojnë vetën.

Pa marrë parasysh se sa të aftë janë, atyre u krijohen barriera të ndryshme, nga kolegët meshkuj dhe kryesisht nga shefat.

Nga frika se ata mund të arrijnë shumë, e me gjithë dukjen e mirë ata do të marrin pushtet të madh, meshkujve të mirë në dukje, u shkelen shumë të drejta, vetëm që të mos bëjnë përpara.

Këtë përfundim e kanë nxjerrë hulumtues nga Universiteti i Biznesit në Londër dhe Universiteti i Marylandit në Shtete të Bashkuara.

Studiuesit kanë bërë hulumtime të ndryshme, ku është gjetur se meshkujt e bukur dhe atraktiv, e kanë më të vështirë të depërtojnë dhe të arrijnë karrierë, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...