Gjermania është treguar nikoqir i keq për Letoninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dusseldorf.
Gjermanët e udhëhequr nga Joachim Low fituan me rezultat të thellë 7:1, shkruan Gazeta Express.
Festivalin e golave e nisi Gosens në minutën e 19-të, për ta vazhduar Gundogan dy minuta më vonë.
Në të 27-tën Muller e trefishoi epërsinë, teksa Havertz e Gnabry u përkujdesën që Gjermania të shkonte në pushimin mes pjesëve me epërsi prej pesë golave.
Pjesa e dytë nisi prapë me gola të vendasve. Për 6:0 shënoi sulmuesi i Chelseat, Timo Werner në minutën e 50-të.


