Kastrati i kthehet të dashurës kroate, i blen byzylyk 40 mijë eurosh dhe e çon në pushime në Maldives

PUBLIKUAR

Sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati, duket se është ribashkuar me të dashurën e vet kroate, Andela Simac, pasi është parë me të në pushime në Maldivës, pak kohë pasi u raportua se ishte ndarë nga ajo për herë të dytë.

Muajin e kaluar u raportua se Kastrati dhe Andela u ndanë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, në një marrëdhënie dashurie të koklavitur për të cilën kosovari ishte kritikuar se po i kushtonte edhe brenda fushës së lojës, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Kosovës është akuzuar se lidhja me Andelën po e shpërqendron në karrierë, pasi ai e humbi vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos në muajt e fundit.

22-vjeçari ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet miqësore të marsit kundër San Marinos dhe kundër Maltës dhe pushimet verore ai ka vendosur t’i kalojë në Maldives bashkë me Andelën.

Andela, 25 vjeçe, ka publikuar pamje ku Kastrati shihet duke dalë nga uji në Maldives si dhe një byzylyk diamanti që në treg vlerësohet të kushtojë rreth 40 mijë euro, për të cilin thotë se e ka dhuratë.

Kohë më parë, kroatja kishte folur madje edhe për martesë me kosovarin.

“Ai është i mrekullueshëm. E di se ne do të martohemi, megjithëse nuk kemi menduar për hollësitë”, kishte thënë Andela për mediat kroate në mars. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e saj, shfaqet me veshje dhe aksesorë tradicionalë

Këngëtarja Violeta Kukaj ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në rrjetet...

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...