Klubi gjerman hyn në garë për Rashicën

PUBLIKUAR

Eintracht Frankfurti është futur në garë për Milot Rashicën. Futbollisti kosovar do të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës që vjen. Dhe, mediumi gjerman “Bild” shkruan se futbollisti ofanziv shihet si zëvendësues potencial i Filip Kostic tek Frankfurti, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë, në Gjermani futbollistin 24 vjeçar qe një kohë e pëlqejnë edhe Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni. Ndërkohë, përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Aston Villa në Angli. Madje, klubi i Premierligës kishte shprehur interesim për vushtrriasin që nga viti 2019. Rashicën ndër të tjera e pëlqejnë edhe klubet italiane. Werder Bremeni mund ta shesë futbollistin e krahut për 12 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...