Interi e kishte kontaktuar Ancelottin, përgjigjja e italianit ishte epike

PUBLIKUAR

Sipas gazetës spanjolle AS, Interi e kishte kontaktuar Carlo Ancelottin për ta zëvendësuar Antonio Conten, por ai nuk mundi ta “tradhtonte” Milanin.

Trajneri ka qenë në Everton që nga dhjetori i vitit 2020, pak ditë pasi ishte shkarkuar nga Napoli. Tani, tekniku italian ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin.

Megjithatë, ka qenë një ofertë tjetër në tavolinë. AS thotë se Interi e ka kërkuar Ancelottin ta zëvendësojë Conten.

Kjo do të nënkuptonte t’i bashkohej rivalëve të Milanit, për të cilin kishte luajtur si lojtar dhe kishte qenë trajner.

“Ky që jam sot, ia kam borgj tifozëve të Milanit. S’mund t’i tradhtojë ata” – ishte përgjigjja e tij për ofertën e kampionit të Italisë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...