Mbledh 25 milionë për bamirësi

PUBLIKUAR

timthumb (1)

Leonardo DiCaprio të mërkurën në një darkë humanitare në San Trope, ka arritur të mbledhë më shumë se 25 milionë dollarë për shoqatën e tij bamirëse, e cila merret me mbrojtjen e vendbanimeve natyrale të florës dhe faunës së egër.

Sipas komunikatës së këtij fondi, ylli i Hollivudit e ka hapur darkën zyrtare me një paralajmërim se ‘që nga periudha e dinozaurëve, llojet e bimëve dhe kafshëve kurrë nuk janë zhdukur kaq shpejt dhe në numër kaq të madh”.

DiCaprio i ka ftuar 500 të ftuarit në këtë darkë që të mbrojnë bio-diversitetin, ndërsa ankandin e ka hapur duke ofruar në shitje motorin e tij “Harley Davidson” me nënshkrimin e Martin Scorse dhe Robert De Niro.

Këngëtari Bono, i cili ka interpretuar një këngë me Julian Lennon, djalin e ish anëtarit të grupit “Beatles”, John Lennon, ka ofruar në shitje kitarën e tij për një shumë prej 1 milionë dollarë.

Skulptura e Damien Hirst-it, i është shitur miliarderit Leni Blavatniku për më shumë se 6 milionë dollarë, ndërsa një pikturë të Picaso-s, e ka blerë milioneri jug-afrikan Patrice Motsepe për 1 milion euro.

Aktorët, këngëtarët dhe personalitetet tjera nga bota e spektaklit, për biletën hyrëse kanë paguar mes 7500 dhe 130 mijë dollarë./Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...