Ramosi buzë largimit nga Reali, s’mori pjesë as në prezantimin e fanellave të reja

PUBLIKUAR

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi.

Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht të martën fanellën e re për sezonin 2021/22, e cila njihet si fanella e parë me të cilin skuadra i zhvillohen ndeshjet si vendase, transmeton Gazeta Express.

Derisa është e vërtetë që e tërë skuadra nuk merr pjesë në prezantimin e fanellave, Ramos ka qenë gjithmonë figurë kyçe në një fushatë të tillë.

Nuk dihet nëse vendimi ka qenë i Ramosit apo klubit apo i përbashkët. Mund të ndodhë, po ashtu, që fotografitë të jenë shkrepur në kohën kur mbrojtësi spanjoll ndodhej në izolim për shkak të COVID-19.

Por Adidasi, sponsori kryesor i fanellës së Realit, kërkon që yjet më të mëdha të klubit të jenë të pranishëm në prezantimin e fanellës së re.

Mungesa e Ramosit enden nuk konfirmon se ai nuk do të qëndrojë në Real Madrid, por e bën më të mundur largimin e tij.

Rasti i ngjashëm kishte ndodhur edhe me Cristiano Ronaldon më 2018.

Në prill të vitit 2018, Ronaldo nuk mori pjesë në prezantimin e fanellës së re, edhe pse pak persona do ta kishin besuar në atë kohë. Ronaldo u largua nga klubi atë verë dhe iu bashkua Juventusit. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...