Garcia, pas prezantimit në “Camp Nou”: Realizova ëndrrën

PUBLIKUAR

Eric García është transferimi i dytë i Barcelonës për këtë verë, pas Sergio Agueros.

Juan Laporta e ka nisur furishëm punën për ndërtimin e skuadrës dhe blerja e radhës ishte kthimi në shtëpi i qendërmbrojtësit të La Masias, Garcia, që për disa sezone luajti në Angli te Manchester City.

Garcia ka nënshkruar kontratë deri më 2026 dhe ka klauzolë lirimi 400 milionë  euro.

20-vjeçari nuk ka fjalë të përshkruajë ndjenjën e rikthimit në shtëpi.

“Është ëndërr e bërë realitet. Shpresoj që e ardhmja të jetë ngazëlluese. Do të jap gjithçka për këtë fanellë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi”, tha Garcia.

“Ëndrra ime ka qenë që të luajë për ekipin e parë të Barcelonës dhe sot e kam atë mundësi. Nuk po më pritet”. “Barcelona është klubi më i madh në botë, me presidentin ka më shumë energji, njerëz më me eksperiencë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...