AC Milan po e përgatitë ofertën për Giroud

PUBLIKUAR

Kuqezinjtë janë të etur për ta sjellë francezin si transfer i lirë në San Siro, pasi atij t’i skadojë kontrata me Chelsean në fund të qershorit

AC Milan janë duke e përgatitur një ofertë për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud, ka konfirmuar Goal. Giroud është një muaj larg nga skadimi i kontratës me skuadrën nga Stamford Bridge, derisa nuk duket se ai do të rinovojë pasi që Thomas Tuchel po shikon që t’i drejtojë Blutë për një sezon të plotë të ri.

34 vjeçari, i cili e ndihmoi Chelsean për të përfunduar në top katër dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të dytë me 2020-21, tani ka zgjuar interesimin e Milanit, të cilët shpresojnë që ta joshin atë për ta sjellë në San Siro pa para.

Sipas Goal, zyrtarët e Milanit pritet që të takohen me përfaqësuesit e Giroud këtë javë për ta realizuar një marrëveshje. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli dëshiron që të këtë më shumë përvojë në sulmin e tij derisa do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, pas shtatë viteve. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...