Aguero kryen sot testet mjekësore te Barcelona

PUBLIKUAR

Sergio Aguero mbrëmë ka arritur në Barcelonës dhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër.

Të marten ai do të fluturojë për në Buenos Aires për t’u bërë gati për Copa American, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi që mbajti veshur fanellën e Manchester Cityt që nga sezoni 2011/12, do të jetë futollisti më i ri i Barcelonës.

Aguero do t’u nënshtrohet testeve mjekësore sot në mëngjes dhe gjithashtu mund ta nënshkruajë kontratën, edhe pse prezantimi do të bëhet pas përfundimit të Copa Americas.

Ai u pa në mëngjes duke u larguar nga një hotel në Barcelonë dhe raportohet se është nisur për të përfunduar testet mjekësore.

Argjentinasi pasi t’i kryejë testet mjekësore do të udhëtojë për në Buenos Aires për t’iu bashkuar ekipit kombëtar që po përgatitet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe për Copa American që nis më 13 qershor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...