Sulmuesi anësor gjerman ka pranuar se ai nuk ka luajtur ashtu siç është pritur nga ai prej që u transferua nga City në Allianz Arena
Leroy Sane ka reflektuar për vitin e tij të parë të “vështirë” në Bayern Munich, duke pranuar se ai nuk ka pasur një “sezon të jashtëzakonshëm”, por tani është i koncentruar te Euro 2020. Sane ka kompletuar për 60 milionë euro kalimin e tij në Bayern nga Mancxhester City verën e kaluar. 25 vjeçari që nga ajo kohë është bërë kampion i Bundesligës me skuadrën nga Allianz Arena por ka pasur ecejake në formën e tij.
Derisa Sane ka thënë se nuk janë plotësuar pritjet që kanë pasur për të në Bayern, ai tani po e sheh me optimizëm Euro 2020 derisa kërkon që ta jap më të mirën e tij. “E di që nuk kam luajtur një sezon të jashtëzakonsahëm”, tha gjermani për Goal dhe Spox.
“Për mua ka qenë paksa e vështirë për shkak edhe të pushimit nga Corona por edhe lëndimit në gju. Ishte e rëndësishme për mua që t’i kthehem ritmit, të jem gati, për të treguar çfarë di të bëj. Tani, fokusin e kam vendosur në Kampionatin Europian”.
Sane ka shtuar se shanset e Gjermanisë për ta fituar trofeun e parë që prej Botërorit të 2015 nuk janë të vogla. “Është një ëndërr e madhe për ta fituar këtë titull. Ne kemi dhënë më të mirën tonë dhe jemi duke u përgatitur shumë mirë. Ka, sigurisht presion, por gjithsecili nga ne mezi po e pret këtë sfidë”. /GazetaExpress/


