PSG vazhdon bisedat për Kean me Evertonin

PUBLIKUAR

PSG nuk duket se do të heq dorë nga sulmuesi italian, Moise Kean

Paris Saint-Germain mbesin në bisedime me Everton për një marrëveshje permanente për Moise Kean, me Toffees që janë të hapur për ta larguar atë – raporton Fabrizio Romano.

Kean kishte një sezon të mirë si i huazuar te kampionët francez këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 41 paraqitje. Kjo ka bërë që PSG të shikojë blerjen e 21 vjeçari, por Everton ende dëshiron që të përfitojë 27 milionë euro për të, para që i kishin shpenzuar për blerjen e Kean nga Juventusi në verën e vitit 2019.

“Moise Kean është larguar nga Kombëtarja italiane për Euro2020. Paris Saint-Germain janë duke negociuar me Evertonin për të nënshkruar me Kean pas huazimit të tij. Everton janë të hapur për ta shitur atë”, ka shkruar Romano në Twitter. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...