Aguero niset sot drejt Barcelonës, nesër testet mjekësore

PUBLIKUAR

I zhgënjyer që nuk arriti triumfin në Champions League, Sergio Aguero e lë Manchester Cityn jo në formën si e kishte planifikuar.

Ai sot do të udhëtojë drejt Barcelonës, ndërsa nesër do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, përcjell Gazeta Express.

Pasi t’i ketë kaluar këto, ai do të udhëtojë për në Argjentinë, atje ku do të përgatitet për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe për Copa American që zhvillohet këtë verë.

Prezantimi i tij si futbollisti më i ri i Barcelonës do të bëhet pas datës 10 korrik, atëherë kur do të përfundojë edhe turneu i Copa Americas.

32-vjecari kështu i thotë lamtumirën Manchester Cityt pas 10 viteve të kaluara duke qenë pika kryesore e klubit në sulm.

Para Cityt, Aguero luajti për Atletico Madridin dhe Independiente. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...