Punë e kryer, Konate është i Liverpoolit

PUBLIKUAR

Ende nuk është zyrtare, por mediat në Angli e quajnë punë të kryer transferimin e Ibrahima Konate në Liverpool.

Raportohet se ‘Redsat’ kanë paguar klauzolën e 22-vjeçarit prej 36 milionë funteve.

Diskutimet janë duke u zhvilluar ende midis Liverpool dhe Leipzig për të mbyllur sa më parë marrëveshjen për qendërmbrojtësin 22-vjeçar.

Konate bëri 21 paraqitje për Leipzig sezonin që lamë pas, që përfundoi 13 pikë prapa kampionit, Bayern Munich.

Liverpool po kërkonte mbrojtës që prej lëndimit të Virgil Van Dijk dhe tashmë e ka forcuar atë repart për sezonin tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...