Tashmë është zyrtare.
Luka Modric do të vazhdojë ta veshë fanellën e Realit të paktën edhe një sezon.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.
Modric ka rinovuar për një vit më shumë kontratën, ai do të jetë 36-vjeçar në përfundim të saj.
Gjatë nëntë sezoneve në Madrid, Luka ka arritur të fitojë 17 trofe, ka bërë 391 paraqitje dhe ka shënuar 28 gola. /Gazeta Express/


