Presidenti i Napolit e konfirmon largimin e trajnerit Gattuso

PUBLIKUAR

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka njoftuar largimin e trajnerit Gennaro Gattuso, menjëherë pasi skuadra napolitane dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ka muaj që Napoli është në heshtje mediale, prandaj askush nuk foli për media pas barazimit 1:1 me Hellas Veronën të dielën mbrëma, transmeton Gazet Express.

Një fitore do të kishte mjaftuar për Napolin ta mbyllë sezonin në top katërshe në Serie A, por Juventusi e kaloi në renditje dhe ia zuri vendin në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Amir Rrahmani e kishte kaluar Napolin në epërsi në fillim të pjesës së dytë, por një gol i vonshëm i Davide Faraonit ua shoi ëndrrat e kualifikimit napolitanëve.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Gattusos në drejtimin e skuadrës, pasi këtë e konfirmoi presidenti  i Napolit në Twitter.

“I dashuri Rino, jam shumë i lumtur që i kalova dy sezone me ju. Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj sukses kudo që të shkoni”, shkroi De Laurentiis në Twitter.

“Përqafime për bashkëshorten dhe fëmijët tuaj. Aurelio De Laurentiis”, shtoi ai.

Gattuso pritej të largohej edhe nëse Napoli do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, për shkak të marrëdhënieve të ftohta me presidentin e klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...