Kompania amerikane Tesla ka paralajmëruar prodhimin e veturës më të shpejtë, që sipas pronarit të kësaj kompanie do të jetë vetura më e shpejtë në botë.
E pas më shumë se një viti pritje, është bërë e ditur edhe ku do të prezantohet Tesla Model S Plaid, transmeton Telegrafi.
Sipas një postimi të Elon Musk, kjo do të ndodhë në selinë e Teslas në Kaliforni gjatë 3 qershorit.
Edhe pse Telsa Model S Plaid do të duhej të ishte “vetëm” një vetura me shpejtësi të madhe që lëviz nëpër pistë, Musk ka paralajmëruar se si do të jetë vetura më e shpejtë serike që ndonjëherë është prodhuar.

Nuk dihet nëse e ka seriozisht, apo vërtetë Tesla planifikon të prodhoj dhe prezantoj veturën që do të lëviz me mbi 430 kilometra në orë.
E shpejtësia nga 0-100 kilometra në orë do të mund të arrihet për vetëm dy sekonda (2.1), që e fut në listën me veturat më të mira sportive.


