Barcelona me rezultatin më të dobët në La Liga pas 13 viteve

PUBLIKUAR

Barcelona mbylli dje sezonin në La Liga me një fitore minimale 1:0 ndaj Eibarit, ndeshje kjo që nuk i shërbeu për asgjë katalonasve. Ata qysh një xhiro më herët ishte larguar nga lufta për titull, duke lënë në garë dy ekipet e Madridit, Realin dhe Atleticon. Në fund, kampion u shpall ekipi i Diego Simeones me dy pikë dallim nga “Los Blancos”.

Barcelona e mbylli sezonin me 79 pikë në pozitën e tretë, duke e regjistruar kështu rezultatin më të dobët që nga sezoni 2007/08, 13 vite më parë. Atëbotë, Barcelona kishte grumbulluar vetëm 67 pikë duke u renditur e treta në klasifikim, pas Real Madridit (kampion) dhe Villarealit (nënkampion).

Që nga ai sezon, Barcelona çdoherë kishte përfunduar në pozitën e parë ose të dytë dhe me më shumë pikë sesa në sezonin 2020/21. Përkundër këtij rezultati, katalonasit e mbyllën sezonin me një trofe, atë të Copa del Rey, ndërsa në stinorin pranveror treguan paraqitje të mira duke hyrë fuqishëm në garë për titull deri në xhiron e parafundit.

Pas ardhjes së Koeman, Messi me shokë filluan këndelljen, me argjentinasin që “shpërtheu” në stinorin pranveror duke fituar “Pichichin” me 30 gola të shënuar, teksa dhuroi edhe nëntë asiste. Me disa transferime, Barcelona pritet që sezonin vijues të jenë edhe më kompetitiv. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...