Depay: Ka klube tjera të interesuara për mua përveç Barcelonës

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Lyont, Memphis Depay do të ndërrojë ambient këtë afat kalimtar veror.

Por, se në cilin klub do ta vazhdojë karrierën mbetet ende një enigmë, shkrun Gazeta Express.

Së fundmi, Depay në një intervistë dhënë gazetës franceze, L’Equipe tha se ka edhe klube tjera në garë përveç Barcelonës.

“Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me mua, është e vërtetë. Por ka edhe klube tjera në garë. Nuk e kam vendosur të ardhmen time ende momentalisht. Kam nevojë për pak kohë pastaj do ta zgjedhë klubin tim të ardhshëm” – u shpreh holandezi.

27-vjeçari është pjesë e Lyonit që nga viti 2017, kurse paraprakisht kishte luajtur për Manchester Unitedin e PSV Eindhoven. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...