Kroos: Ndihem i dobët

PUBLIKUAR

Mesfushori  i Real Madridit, Toni Kroos, ka zbuluar se virusi COVID-19 e ka bërë të ndihet shumë i dobët, por është optimist se do ta rimarrë veten me kohë për t’iu bashkuar Gjermanisë për Kampionatin Evropian 2020.

Kroos u ftua në skuadrën e Gjermanisë për Euro 2020, që mbahet muajin e ardhshëm, rreth një javë pasi u infektua me koronavirus, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari është lojtar kyç për klubin dhe kombëtaren, por tani përballet me garë kundër kohës për ta rimarrë veten për turneun e verës që nis më 11 qershor.

Por Kroos i ka siguruar adhuruesit e vet se do të rikthehet në kohë.

“Ndihem i dobët, nuk është ndjesi e mirë, është e çuditshme; diçka e re. Ndihem më mirë tani, temperatura më është ulur paksa”, tha Kroos për virusin COVID-19.

“Nëse çdo gjë shkon sipas planit, do të jem në gjendje t’i bashkohem ekipit kombëtar siç është planifikuar, edhe pse me një ditë vonesë”, shtoi ai.

“Çfarë mund t’iu them njerëzve është kjo: Do të jem gati”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...