Pirlo: E konfirmoj veten trajner të Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm

PUBLIKUAR

Andrea Pirlo ka thënë se do ta konfirmonte veten si trajner të Juventusit për sezonin 2021/22 nëse do ta kishte pushtetin për ta bërë një gjë të tillë, pasi Juventusi e mundi 2:1 Atalantan në finale të Kupës së Italisë të mërkurën.

Pirlo është kritikuar vazhdimisht për pjesën më të madhe të këtij sezoni, për shkak të eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve dhe për arsye të paraqitjeve të dobët ta skuadrës në ligë krahasuar me vitet paraprake, transmeton Gazeta Express.

Juventusi futet në javën e fundit të sezonit duke rrezikuar të mungojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe si rrjedhojë Pirlo është në rrezik të shkarkohet.

Megjithatë, ai ndien se ka bërë mjaftueshëm për ta merituar edhe një sezon tjetër në krye të skuadrës.

“Natyrisht se do ta konfirmoja veten në këtë rol. Futbollin e dua që nga fëmijëria dhe do të vazhdoj ta dua. Klubi do të vendosë, por mua më pëlqen puna e trajnerit, e dashuroj këtë klub dhe shohim se çfarë do të ndodhë. Do të doja të vazhdoj”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Djelmoshat gjithmonë më kanë qëndruar pas 100 për qind dhe kjo është gjë shumë e kënaqshme për trajnerin, pavarësisht se çfarë shkruajnë mediat”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...