E pranon Hazard: Në disa ndeshje të mëdha nuk bëra asgjë, s’mund ta fsheh këtë

PUBLIKUAR

Eden Hazard e ka pranuar se nuk ka qenë në gjendje t’i shfaqë aftësitë e tij dhe t’i përmbushë pritjet në fanellën e Real Madridit këtë sezon.

Martesa mes Real Madridit dhe Hazardit nuk ka dhënë fryt deri tani dhe belgu po e mbyll edhe një sezon tjetër të errët në klubin ëndrrave të veta, transmeton Gazeta Express.

Për vitin e dytë radhazi, lëndimet nuk e kanë lejuar Hazardit t’i shfaqë aftësitë e tij të vërteta për Madridin.

Ai nuk ka qenë në gjendje të japë kontribut në ndeshje të mëdha as kur i është dhënë mundësia nga Zinedine Zidane, si për shembull kundër Chelseat.

“Në Lille, Chelsea, ekipin kombëtar dhe tani në Real Madrid, në disa ndeshje të mëdha nuk kam mundur të reagoj fare, nuk mund ta fsheh këtë”, tha Hazard.

“Është e qartë sot se shpesh lojtarët e mëdhenj e bëjnë dallimin në ndeshje të mëdha”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...