Le Parisien: Benzema do të ftohet nga Franca për Kampionatin Evropian

PUBLIKUAR

Karim Benzema pritet të jetë në listen e futbollistëve të ftuar nga Franca për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

Mediumi i njohur francez, Le Parisien raporton se në listen që Didier Deschamps do ta publikojë sonte do të jetë edhe emri i sulmuesit të Real Madridit.

Sulmuesi 33-vjeçar pati një sezon të mrekullueshëm me Real Madridin në nivel personal dhe nisën hipotezat për një rikthim në kombëtare pas më shumë se pesë viteve.

Benzema ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuqe të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...