Mancini zgjat kontratën me Kombëtaren e Italisë

PUBLIKUAR

Roberto Mancini ka vendosur të zgjasë kontratën me Kombëtaren e Italisë.

Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Mancini ka nënshkruar kontratën deri në qershor të vitit 2026, përcjell Gazeta Express.

Muaj më parë ai kishte deklaruar se do të largohet nga ekipi kombëtar i Italisë pas Kamponatit Botëror që mbahet në vitin 2022.

“Pas Kampionatit Botëror që mbahet në Katar do të kthehem të punoj në nivel klubesh”, kishte thënë Mancini.

Trajneri 56-vjeçar është në krye të Italisë prej muajit maj të vitit 2018. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...