Juventusi po mendon ta zëvendësojë Pirlon me Gattuson

PUBLIKUAR

Juventusi është duke e studiuar të ardhmen dhe thuhet se po mendon ta zëvendësojë Andrea Pirlon me trajnerin e tanishëm të Napolit, Gennaro Gattuso.

Pirlo ka dështuar ta dëshmojë veten si trajner i Allianz Stadium në sezonin e tij të parë në stolin e bardhezinjve dhe në Itali janë të sigurt se ai do të shkarkohet në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Juve është duke u përgatitur për ndeshjen finale në Kupën e Italisë kundër Atalantas dhe vjen pas dy fitoreve të mëdha kundër Sassuolos dhe Interit në Serie A.

Por Juve renditet në vendin e pestë në tabelën e Serie A me një pikë larg vendit të katërt, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Gattuso i ka ndihmuar Napolit t’i kthejë gjërat në favorin e vet dhe renditet i treti në tabelë, por ish-mesfushori italian duket pranë largimit nga Napoli për shkak të marrëdhënieve të ftohta me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis.

Gazeta Tuttosport raporton se Juventusi e sheh Gattuson si trajner të mundshëm të skuadrës për sezonin 2021/22.

Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane janë përmendur po ashtu si synime të mundshme të bardhezinjve. Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...