Barcelona mbetet pa titull edhe këtë vit, Koeman thotë se i mungoi fati

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka qarë mungesën e fatit në luftën e skuadrës së tij për titull në La Liga këtë sezon, pasi disfata në shtëpi nga Celta Vigo të dielën ia shoi përfundimisht shpresat për trofeun e ligës.

Santi Mina shënoi dy herë për t’ia siguruar Celtas një fitore me përmbysje 2:1, pasi Lionel Messi e kishte kaluar Barçën në epërsi herën në ndeshje në Camp Nou, raporton Gazeta Express.

 

Kjo humbje, që ishte pasqyrim i asaj që ishte Barcelona gjatë gjithë sezonit, nënkupton se skuadra e Koeman nuk e ka asnjë shans më për titull.

Titulli në ligë do të vendoset mes Atletico Madridit dhe Real Madridit në ditën e fundit të sezonit, me Atleticon që ka një epërsi prej dy pikëve në renditje ndaj rivalit të qytetit.

“Nëse flasim për pjesën e parë, është një pasqyrim i asaj që na ka ndodhur në më shumë se një ndeshje. Ne luajtëm mirë dhe kishim raste, ata shënuan në rastin e parë. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë”, tha Koeman.

“Në fund ishte 2:1 për ata dhe kjo ndodh gjithmonë në çastet kur të mungon fati”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...