Edhe në Ligue 1 titulli vendoset në ditën e fundit, pas dështimit të Lille dhe fitores së PSG-së

PUBLIKUAR

Njëlloj si në La Liga në Spanjë, edhe në Ligue 1 të Francës kampioni do të përcaktohet në ditën e fundit të sezonit 2020/21, pas dështimit të liderit Lille dhe fitores së Paris Saint-Germain.

Lideri Lille u ndal me një barazim pa gola nga St. Etienne në shtëpi, duke dështuar ta ruajë epërsinë prej tri pikëve ndaj PSG-së, raporton Gazeta Express.

PSG-ja, ndërkohë, e mundi 3:0 Stade de Reimsin e kosovarëve Arbër Zeneli dhe Valon Berisha për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.

Neymar, Kylian Mbappe, Marqueinos dhe Moise Kean shënuan nga një herë secili për fitoren e skuadrës së Mauricio Pochettinos në Paris.

Arbër Zeneli luajti si zëvendësues nga minuta e 56-të, por nuk qe në gjendje të lërë mbresa në Parc des Princes. Berisha mungoi shkaku i lëndimit.

Pavarësisht humbjes, Lille mbetet lider me 80 pikë, i ndjekur nga PSG-ja me 79.

Lille do ta fitojë titullin javën e ardhshme me një fitore eventuale ndaj Angers.

Ndërkohë, PSG-ja e viziton Brestin në ditën e fundit të sezonit javën e ardhshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...