Mbaron sezoni për Ibrahimovicin

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic nuk do të mundë të luajë për Milanin më këtë sezon, për shkak të lëndimit të gjurit, por pritet të riaftësohet në kohë për Kampionatin Evropian 2020.

Sulmuesi 39-vjeçar e pësoi një lëndim në gju në fitoren e Milanit 3:0 kundër Juventusit të dielën dhe trajneri Stefano Pioli njoftoi se ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Torinos dhe Cagliarit, transmeton Gazeta Express.

“Është një ndrydhje e lehtë në gju. Ai nuk do të luajë nesër dhe as të dielën kundër Cagliarit”, tha Pioli.

Ibrahimovici do ta kontrollojë gjurin edhe një herë javën e ardhshme, por sipas La Gazzetta dello Sport, lëndimi i tij është më i rëndë seç mendohej dhe suedezi do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit të Milanit kundër Atalantës.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...