Rashford: E pata të vështirë të luaja futbollin më të mirë nën udhëheqjen e Mourinhos

PUBLIKUAR

Marcus Rashford ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë ta luante futbollin e tij më të mirë nën udhëheqjen e ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Rashford doli në sipërfaqe në Old Trafford kur Louis van Gaal ishte trajner i Unitedit më 2016, para se të detyrohej t’i përshtatej jetës nën udhëheqjen e një trajneri të ri, pas shkarkimit të holandezit në fund të atij sezonit, transmeton Gazeta Express.

Mourinho i dha rol të rëndësishëm sulmuesit anglez në formacionin e tij startues menjëherë pasi u emërua trajner i djajve të kuq.

Por Rashford nuk ishte në gjendje të ofronte më të mirën e tij para portës kundërshtare vazhdimisht gjatë qëndrimit dyvjeçar e gjysmën të portugezit në krye të skuadrës.

I pyetur nëse Mourinho i lejonte lojtarët e tij ta shprehnin veten  lirshëm në sulm, Rashford tha për BT Sport: “Mendoj se bash atëherë ne e luajmë futbollin tonë më të mirë (kur mund të jemi fleksibil)”.

“Nën udhëheqjen e Mourinhos, do të thosha se çdo gjë ishte (bën me dorë) ‘ti luan në këtë pozitë, ti në këtë pozitë, ti në atë pozitë’.”

Rashford shtoi: “Mund ta kryesh një punë që të caktohet, por për mua ishte e vështirë ta luaja futbollin tim më të mirë”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...