Interi në krizë financiare, kërkon nga futbollistët të heqin dorë nga paga për dy muaj

PUBLIKUAR

Sipas Sky Sport Italia, presidenti i Interit, Steven Zhang ka kërkuar nga lojtarët që të heqin dorë nga paga e tyre për dy muaj, për ta ndihmuar klubin.

Sikur shumë prej klubeve evropiane, Interi po ballafaqohet me një krizë financiare për shkak të pandemisë COVID-19.

Zhang takoi lojtarët këtë mëngjes dhe u kërkoi të hiqnin dorë nga paga për dy muaj, përcjell Gazeta Express.

Secili lojtar do të vendos individualisht dhe do të takohen me drejtorët e klubit në ditët në vijim.

Sipas raporteve në Itali, futbollistët e Interit veçse kanë hequr dorë nga bonuset e titullit pasi fituan Scudetton pas 11 viteve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...