Mourinho identifikon dy lojtarë për t’i transferuar te Roma

PUBLIKUAR

Mesfushori i Lille, Renato Sanches dhe kapiteni i Torinos, Andrea Belotti janë dy objektivat kryesorë të Romës në afatin kalimtar veror.

Jose Mourinho do të marrë drejtimin e “Gjallorosëve” dhe tashmë ata po përgatiten për merkaton verore, shkruan Gazeta Express.

Trajneri portugez do ta zëvendësojë Paulo Fonsecan pas sezonit dëshpërues, që rrezikojnë të mos kualifikohen në Evropa Ligë edicionin e ardhshëm.

“Gjallorosët” e kanë të gatshme strategjinë duke i identifikuar dy lojtarë për t’i transferuar në verë.

Sipas Tuttomercatoweb, Mourinho po kërkon transferimin e Sanches dhe Belottit. Mesfushori i Lille është 23-vjeçar, por tashmë ka përvojë në Primeira Liga me Benfican, Bundesligë me Bayern Munichun, Premierligë me Swansean dhe dy sezone me Lille në Ligue 1.

Belotti në anën tjetër është emër i njohur në futbollin evropian dhe po vazhdon të jetë kyç te Torino. Këtë sezon, 27-vjeçari ka kontribuuar me 12 gola në 32 ndeshje të Serie A dhe pritet të përfshihet në ekipin kombëtar të Italisë për Kampionatin Evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...