Barcelona përfiton nga fitimi i titullit të Serie A nga Interi

PUBLIKUAR

Barcelona do të marrë një bonus prej 1 milion euro nga Interi si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Arturo Vidal dhe reprezentuesi i Kilit do të marrë një rritje automatike të pagës.

Vidal u bashkua me Nerazzurrin si një lojtar i lirë verën e kaluar.

Marrëveshja erdhi me një sërë shpërblimesh bazuar në performancat e lojtarit dhe rezultatet e klubit.

Sipas Calciomercato, skuadra e Serie A do t’i paguajë Barcelonës një milion euro bonus pas fituan titullin e kampionit.

Vidal nënshkroi një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit me Interin, por sipas një raporti të mëparshëm të La Gazzetta dello Sport, paga e tij do të rritet në 6.5 milionë euro në sezonin 2021-22.

Sipas raporteve në Itali, ish-ylli i Juventusit dhe Bayern Munchen është një nga lojtarët që mund të largohet nga Stadio Giuseppe Meazza në fund të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...