Suarez kërkoi penallti, kështu ia ktheu Ter Stegen

PUBLIKUAR

Në pjesën e parë, ish-sulmuesi i Barcelonës kontestoi një top të Marc-Andre ter Stegen brenda 16-metërshit.

Portieri arriti të largonte topin para Suarezit, ndërsa gjithashtu e preku kokën e sulmuesit, i cili u rrëzua duke kërkuar penallti.

“Hej, Luis! Jo ashtu” – Ter Stegen i bërtiti Suarezit ndërsa sulmuesi i u ankua tek gjyqtari Antonio Mateu Lahoz.

“Qëndro atje”, përsëriti Suarez , ndërsa shtrihej në dysheme. “Qëndro atje, kampion!”

Suarez pati shumë biseda me ish-bashkëlojtarët gjatë ndeshjes, përfshirë  Gerard Pique.

“Ju jeni duke më kërkuar mua!” Suarez i tha mbrojtësit në pjesën e parë.

Barcelona dhe Atletico Madrid luajtën baraz, duke i dhënë mundësinë Real Madridit të dalë në vendin e parë nëse fiton sonte ndaj Sevillës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...