‘El Chiringuito’: Mbappe do të luajë në Madrid sezonin 2021/22

PUBLIKUAR

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të lidhet ngushtë me Real Madridin.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Real Madridi do të detyrohet të bëjë disa ndryshime dhe ardhja e Mbappes do të ishte mëse e nevojshme për të kthyer klubin të luftojë sërish me më të mirët.

Sipas gazetarit, Jose Pedrerol, Mbappe është pothuajse punë e kryer; “ai do të luajë në Madrid sezonin tjetër”.

Pedrerol kishte konfirmuar këtë lajm ditë më parë dhe e përsëriti edhe të mërkurën mbrëma duke insistuar se lojtari dhe klubi janë duke punuar që të arrijnë marrëveshje për transferimin më të madh të verës.

22-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 dhe për katër sezone, ka arritur të bëjë 123 paraqitje, ka shënuar 106 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...