Dorëzohet Dortmundi, ia zbret çmimin e shitjes Sanchos

PUBLIKUAR

Borussia Dortmundi e ka zbritur çmimin e shitjes për Jadon Sanchon në rreth 90 milionë euro, si dhe ka vendosur ta lejojë sulmuesin anglez t’i vlerësojë opsionet nën kushte të caktuara.

21-vjeçari, për të cilin shumë prej klubeve që e duan e kanë zbehur interesimin, po e mendon hapin e radhës në karrierë dhe nuk dëshiron të jetë më pjesë e një sage transferimi, siç ishte vitin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Sancho nuk po zgjon më interesim, për shembull, siç po zgjon bashkëlojtari i tij, Erling Haaland, dhe klubi gjerman mund të detyrohet t’i shesë të dy, nëse nuk ia del ta kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në të kaluarën, Dortmundi këmbëngulte se Sancho nuk do të shitej, edhe pse pak kohë më parë drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc, zbuloi se ekziston një marrëveshje zotërinjsh, e cila ia mundëson anësorit të largohet nëse plotësohen disa kushte të caktuara.

Goal ka mësuar se ato kushte do ta lejojnë Sanchon të largohet për rreth 90 milionë euro, një zbritje e madhe në çmim nga shuma që Dortmundi e kërkonte për të deri tani.

Manchester Unitedi ishte shumë i interesuar për ta blerë anglezin verën e kaluar, por nuk arriti të gjejë gjuhë të përbashkët me Dortmundit për shkak të çmimit të lartë prej 135 milionë eurove.

Thuhet se Unitedi mund të kthehet për ta kërkuar atë ani që çmimi i tij është zbritur dukshëm./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...