Ushqimet që përkeqësojnë ekzemën

PUBLIKUAR

Ushqimi mund të përkeqësojë edhe më shumë problemin e pakëndshëm të lëkurës, i njohur si ekzemë

Ka disa ushqime që duhet t’i shmangni nëse keni këtë problem të lëkurës.

Ushqimet e cekura më poshtë mund ta përkeqësojnë problemin tuaj të lëkurës:

Gluteni

Gluteni është pjesë përbërëse e një numri të madh ushqimesh, madje edhe e produkteve siç janë bonbonet e gomës, supat dhe salcat.

Nëse dyshoni që gluteni mund të përkeqësojë ekzemën tuaj, filloni të kërkoni ushqim me shenjën “pa gluten”, transmeton Telegrafi.

Vezët

Vezët janë edhe një shkaktar i përkeqësimit të ekzemës te bebet dhe fëmijët e vegjël. Mbase është mjaft lehtë të shmangen omëleta apo vezët e fërguara, mirëpo jini të kujdesshëm ndaj ushqimeve siç janë buka dhe produktet e tjera të bukës të cilat mund të përmbajnë vezë.

Kini parasysh që kjo do të mund të jetë vetëm një strategji afatshkurtër e shmangies; si edhe te alergjitë ndaj qumështit, edhe disa fëmijë me alergji ndaj vezëve gjithashtu i tejkalojnë ato.

Qumështi i lopës

Ekspertët paralajmërojnë që prindërit nuk do të duhej kokë në vete t’i përjashtojnë qumështin apo produktet me bazë qumështi nga ushqimi i fëmijëve të tyre. Kur t’i largojnë plotësisht produktet e qumështit nga ushqimi, mund të shfaqen mungesa e vitaminave dhe probleme të tjera.

Qumështi duhet t’i ndalohet vetëm fëmijëve me ekzemë të lartë, ndërkaq mjeku i fëmijës tuaj do t’ju orientojë në zëvendësime përkatëse.

Peshku

Ekspertët vërejnë se lloje të caktuara të peshkut, duke përfshirë salmonin, sardelet dhe harengën, janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 që mund të luftojnë inflamacionin në trupin tuaj.

Mirëpo, të tjerët paralajmërojnë që peshku është në listën e artikujve të cilët shpesh shkaktojnë reaksione alergjike. Gjithsesi, jini të kujdesshëm derisa të mësoni si reagon trupi juaj.

Ushqim të konservuar

Nëse vuani nga një lloj ekzema që quhet ekzemë dishidrotike, mund të jeni të ndjeshëm ndaj nikelit. Nëse është kështu, ngrënia e ushqimit që përmban nikel mund të përkeqësojë simptomat dhe të shkaktojë flluska të vogla që mund të shfaqen në këmbë dhe duar.

Nikeli mund të gjendet në një numër ushqimesh, duke përfshirë grurë, bishtajore, elb, thekër, çokollatë dhe kakao. Shumë prodhues përdorin nikel në prodhimin e kënaçeve ushqimore.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...