Janë mbyllur tri ndeshjet e para të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll. Derbi mes Gjilanit dhe Dritës është mbyllur baras, 1-1, Feronikeli e mposhti Trepçën ’89 3-0, derisa në takimin tjetër, Prishtina shënon fitore të pastër në udhëtim ndaj Besës, duke triumfuar 3-0, raporton Gazeta Express.
Drita ka gabuar në xhiron e 33-të në Superligë.
Drita barazoi 1-1 me Gjilanin çka do të thotë që tani ka mbetur 3 pikë pra liderit, Prishtinës në garën për titull.
Besa 0-3 Prishtin
Prishtina nuk ka gabuar në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës kundër Besës, duke triumfuar 3-0.
Golat e fitores së 22-të kampionale për skuadrën e trajnerit Zekirija Ramadanit, i shënuan Besnik Krasniqi në minutën e 19-të dhe dy herë realizoi Otto John (66’, 76’).
Kjo fitore e mban Prishtinën në vendin e parë, tani me 72 pikë. Derisa Besa është e fundit me 12 sosh.
Feronikeli 3-0 Trepça ‘89
Feronikali e ka fituar derbin e mbjetesës në Superligë.
Ekipi nga Drenasi triumfoi në derbin e mbijetesës përballë 89-shit me rezultat 3:0.
Golat e fitores për Feronikelin i shënuan kapiteni Lapidar Lladrovci në minutën e 64-t dhe, Marko Simonovski nga penalltia (88) dhe Albert Dabiqaj (90+4). /Gazeta Express/



