Tumori në tru, i shkaktonte dëshirën për vetëvrasje

PUBLIKUAR

Një grua nga Kana e Francës, vuante nga depresioni dhe dëshironte të bënte vetëvrasje.

Gruaja 54-vjeçare, ishte kontrolluar disa herë, shkaku i ankthit dhe ndjenjave të përziera, andaj mjekët i kanë përshkruar barna të ndryshme, për trajtimin e tyre.

Për një kohë të gjatë, ajo kishte probleme në jetën private dhe efekti në punë ishte zero, andaj kishte dashur të kryej vetëvrasje.

Për fat të mirë, ajo nuk ka arritur të bindë vetën sa duhet, që të ndërmarr një hap të tillë.

Me këtë rast, ajo vendosi t’i lë barnat, meqë nuk dukeshin të kishin sukses.

Por, me t’ju nënshtruar fotografimit me rreze X, u gjet se ajo ka tumor në tru.

Në rastin e përshkruar në zhurnalin BMJ Caste Reports, del se ishte tumori në tru, që e nxiste atë të ketë mendime vetëvrasëse.

Ekspertët po hulumtojnë rastin, për të zbuluar më shumë tek misteri i vetëvrasjeve dhe çfarë e shkakton atë.

Duke u bazuar në këtë rast, hapet një botë tjetër hulumtimi, se mos vetëvrasjet shkaktohen nga sëmundje të ndryshme në tru, siç janë tumoret, tranmseton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...