Depay kërkon shtëpi në Barcelonë

PUBLIKUAR

Memphis Depay ishte në Barcelonë javën e kaluar për të kërkuar shtëpi banimi, midis thashethemeve se mund t’i bashkohet Barcelonës në verë.

Sulmuesi i Lyonit është njëra prej dëshirave më të mëdha të trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i cili u përpoq ta sillte bashkatdhetarin e vet në Camp Nou edhe verën e kaluar, raporton Gazeta Express.

Barça e sheh afrimin e tij edhe si mundësi të mirë financiare, duke e parë moshën e tij, dhe faktin se marrëveshja e 27-vjeçrit me Lyonin mbaron në qershor të këtij viti.

Kjo nënkupton se klubi që e afron holandezin nuk ka nevojë të paguajë për shërbimet e tij, përveç ndonjë bonusi dhe pagës vjetore.

Sipas gazetës së afërt me Barçën, Depay e vizitoi Barcelonën të mërkurën e kaluar për ta kërkuar një shtëpi banimi.

Ai ishte shoqëruar nga një grup miqsh dhe familjarësh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...