Sarri pritet të nënshkruajë për dy sezone me Romën

PUBLIKUAR

Maurizio Sarri raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin e Romës dhe sipas mediave italiane, tashmë mungon vetëm firma, që pritet të vijë në fund të sezonit.

Gjatë fundjavës ka pasur një takim mes menaxherit të Sarrit, Fali Ramadani dhe drejtorit sportiv të Romës, Tiago Pinto, të cilët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, me një pagë prej pak më tepër se 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

Tashmë trajneri Sarri do të duhet të zgjidhë kontratën me Juventusin, para se të firmosë një të re me verdhekuqtë, megjithatë brenda muajit maj pritet të vijë edhe prezantimi zyrtar i tij në pankinën e Romës.

Presidenti i kryeqytetasve, Friedkin shqyrtoi disa alternativa për stolin, por në fund ngulmoi për Sarrin, një trajner i aftë të ndërtojë skuadra që luajnë futboll të shpejtë e të bukur, dhe për më tepër një njohës perfekt i Serisë A.

Ndërkohë trajneri aktual i verdhekuqve, Paulo Fonseca ka pranuar se këto janë javët e fundit në pankinën e Romës dhe sezoni i ardhshëm mund ta gjejë në kampionatin anglez, ku kërkohet nga disa skuadra të njohura.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...