Romelu Lukaku e ka festuar titullin e Interit në Serie A, duke u mbështetur jashtë dritares së makinës nëpër rrugët e Milanos.
Sulmuesi belg u fut drejtpërdrejt në rrjetin social Instagram për ta shfaqur festimin e tij të titullit para tifozëve, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi belg ishte njeriu kryesor në sulmin e Interit këtë sezon, duke i shënuar 27 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.
Gjatë festimit nëpër rrugët e Milanos të dielën, Lukaku brohoriste “kampionë, kampion”.
When he stopped at a traffic light, a kid asked: ‘Wait…are you Lukaku?’ 😅🤣#Inter #FCIM pic.twitter.com/wK7ViP8yx9
— Lorenzo Bettoni (@LoreBetto) May 2, 2021
Interi i Antonio Contes e fitoi titullin në sezonin 2020/21 edhe matematikisht, pas barazimit të Atalantës 1:1 me Sassuolon të dielën.
Interi e mundi 2:0 Crotonen të shtunën, i vetëdijshëm se dështimi i Atalantës për ta mundur Sassuolon të nesërmen do ta zyrtarizonte kampion të Italisë, katër ndeshje para përfundimit të sezonit.
Zikaltrit i kanë mbledhur 82 pikë në krye të tabelës në Serie A, 13 më shumë sesa Atalanta në vendin e dytë dhe sesa Milani në vendin e tretë.
Ky është titulli i parë i Interit që prej sezonit 2009/10, kur e kishte fituar për herë të fundit nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
Ndërsa, për Conten ky është titulli i katërt në karrierë si trajner, i pari me Interin, pasi tre të tjerë i kishte fituar me Juventusin. /Gazeta Express/


