Zyrtare: Interi kampion i ri i Italisë, i jep fund mbizotërimit 9-vjeçar të Juventusit

PUBLIKUAR

Inter është shpallur kampion i Italisë për herë të 19-të në historinë e klubit, duke i dhënë fund një mbizotërimi të gjatë nëntëvjeçar të Juventusit, raporton Gazeta Express.

Interi i Antonio Contes e fitoi titullin në sezonin 2020/21 edhe matematikisht, pas barazimit të Atalantës 1:1 me Sassuolon të dielën.

Interi e mundi 2:0 Crotonen të shtunën, i vetëdijshëm se dështimi i Atalantës për ta mundur Sassuolon të nesërmen do ta zyrtarizonte kampion të Italisë, katër ndeshje para përfundimit të sezonit.

Zikaltrit i kanë mbledhur 82 pikë në krye të tabelës në Serie A, 13 më shumë sesa Atalanta në vendin e dytë dhe sesa Milani në vendin e tretë.

Prandaj, edhe lojtarët zikaltër e nisën festën qysh të shtunën në mbrëmje dhe do ta vazhdojnë edhe sot kur janë zyrtarisht kampion të Italisë për herë të 19-të në historinë e klubit.

Ky është titulli i parë i Interit që prej sezonit 2009/10, kur e kishte fituar për herë të fundit nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Ndërsa, për Conten ky është titulli i katërt në karrierë si trajner, i pari me Interin, pasi tre të tjerë i kishte fituar me Juventusin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...