Man City dhe Interi sot mund të shpallen kampionë

PUBLIKUAR

Sot Manchester City mund të shpallet kampion në Premierligë dhe të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Interi, por kjo nuk varet nga ta, të paktën në këtë xhiro.

“Citizens” fituan dje 0:2 ndaj Crystal Palace dhe me rezultat të njëjtë fituan edhe “Nerazzurët” ndaj Crotones, shkruan Gazeta Express.

Tani, Manchester City ka 80 pikë, 13 më shumë se Manchester United që e luan sot ndeshjen ndaj Liverpoolit. Në rast humbjeje, Manchester City edhe matematikisht do të shpallet kampion i Premierligës.

Interi në anën tjetër aktualisht ka 82 pikë, 14 më shumë se Atalanta. Nëse Atalanta sot humb ose barazon ndaj Sassuolos, Interi do ta fitonte titullin e Serie A duke e shuar mbretërimin 9-vjeçar të Juventusit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...