Mjekët në Brazil, po u kërkojnë grave të mos mbeten shtatzënë

PUBLIKUAR

Zyrtarët e shëndetësisë në Brazil, po kërkojnë nga gratë të mos mbeten shtatzënë, meqë në vend është përhapur një sëmundje, e cila ndikon negativisht tek bebet.

Për shkak të virusit Zika, mjekët po kërkojnë që gratë të kenë kujdes dhe të mos mbesin shtatzënë për një kohë.

Kjo sëmundje që përhapet nga insektet, shkakton microcephaly, duke bërë që bebet të kenë kafkë gramatikisht të tkurrur.

Deri më tani, besohet se ky virus ka shkaktuar më se 2,700 raste tek fëmijët, prej kohës që është përhapur.

Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, ky është quajtur si “rast i pashembullt dhe situatë e pashpjeguar nga shkenca”.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare, nëse përkohësisht duhet të ndalohen shtatzënësitë, por mjekët bëjnë alarm se duhet pasur kujdes, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...