Barcelona do ta apelojë vendimin për suspendimin e Koeman

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është njoftuar me dënimin pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e djeshme ndaj Granadas, që katalonasit e humbën me rezultat 1:2.

Komisioni ka marrë vendim që ta suspendojë holandezin me dy ndeshje, përcjell Gazeta Express.

Kështu, ai do të mungojë në dy ndeshjet vendimtare të Barcelonës për titullin në La Liga, ndaj Valencias dhe Atletico Madridit.

Por, Barcelona ka vendosur të apelojë ndaj këtij vendimi.

“Barcelona do të apelojë kundër vendimit për suspendimin e Koeman. Komiteti i Referëve ka deklaruar se Koeman ka marrë një dënim prej dy ndeshje mos-lojë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Mbetet të shihet se a do të reduktohet suspendimi apo do të mbetet ky.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...