
Ai është kthyer në motivin e jetës së saj, dhe s’ka si të jetë ndryshe. Jonida Maliqi ka nisur pushimet bashkë me familjen dhe ka ndarë me fansat dhe miqtë e saj momente prej tyre. “Kjo foto flet vetë”, ka shkruar Jonida në një fotografi të postuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet e përqafuar me djalin e saj Dani.
Ata shfaqen të dy të shtrirë në një krevat plazhi, në momente të ëmbla nënë e bir. Joinda e ka ruajtur djalin shpesh nga mediat, dhe për këtë arsye edhe fotografitë e tij janë të pakta.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe me të shoqin, duke e ruajtur me fanatizëm privatësinë familjare.





