UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim disiplinor ndaj sulmuesit të Milanit Zlatan Ibrahimovic ‘për shkak të një interesi të pretenduar financiar në një kompani bastesh’.
Një deklaratë u lëshua nga UEFA këtë pasdite dhe kjo mund të çojë në pasoja shumë serioze për suedezin.
“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Etik dhe Disiplinor i UEFA-s është emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA-s nga Z. Zlatan Ibrahimović për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh. Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur” – thuhej në deklaratë
Gazeta suedeze Aftonbladet kishte raportuar se një kompani në të cilën Ibrahimovic mban aksione kishte investuar gjithashtu në një kompani bastesh.
Ibra është akoma pronar i një kompanie bastesh me seli në Maltë të quajtur Bethard.


